Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesën ankimore ndaj kandidates për deputete të PS Gerta Duraku dhe Zyrës Vendore Arsimore Kukës me ankimues Qëndresa Qytetare.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi shfuqizimin e vendimit nr. 423 të KSHZ-së që shpall deputete zj Duraku dhe riçeljen e hetimit administrativ të plotë e të gjithanshëm nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kodin e Procedurave Administrative, duke u garantuar të drejtat e palës në procesin administrativ kandidates për deputete, Drejtorisë së Zyrës Vendore Arsimore Kukës dhe drejtorit të Shkollës së Mesme “Shëmri” Kukës.












