• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha publikon propozimet e tij për ndryshimet në statutin e PD

droni by droni
12 July, 2021
in Kryesore, Politika
0
Basha, mesazh shqiptarëve: Sot është një ditë e mrekullueshme!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar sot propozimet e tij për ndryshimet në statutin e PD. Basha propozon një kryesi më të zgjeruar ku kryetari i Këshillit Kombëtar, të jetë anëtar i saj për shkak të funksionit që mban. “Është zgjeruar kryesia e partisë, duke përfshirë si anëtarë të saj për shkak të funksionit edhe kryetarin e Këshillit  Kombëtar; kryetarin e Bordit Financiar, kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit  dhe Etikës. Gjithashtu, është shtuar rregulli që jo më pak se 30% e anëtarëve të zgjedhur të kryesisë t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar”, thuhet në propozimin e Bashës.

Basha propozon që numri i sekretarëve të mos jetë i limituar, por të jetë  në dorën të kryetarit që të caktojë numrin që i duhet të tyre.

Kryedemokrati propozon organizimin e Këshillit Kombëtar sipas departamenteve, të cilat do të përcaktohen sipas ndarjes që kanë dhe komisionet e përhershme të Kuvendit, të cilat do të trajtojnë çështjet sipas fushave të tyre, por që sipas Bashës ato do të jenë dhe në funksion këshillimor edhe për kryetarin dhe kryesinë e PD-së.

“Është rikonceptuar  mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar, duke parashikuar që anëtarët e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të organizohen në departamente të Këshillit Kombëtar që funksionojnë si strukturë këshillimore e kryesisë dhe kryetarit të PDSH-së, për çështje tematike. Departamentet e Këshillit Kombëtar  janë përgjegjëse për përgatitjen e platformave, opinioneve, strategjive dhe programeve sektoriale, të cilat shërbejnë për formulimin e programi elektoral, programit të qeverisjes dhe veprimtarinë politike të PDSH-së”, thuhet në propozimin e Bashës për Komisionin e Statutit, publikuar sot nga syri tv.

Këtë javë PD do të mbledhë Komisionin e Përhershëm Statutor, një ditë më pas, të enjten do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë ndërsa më 17 korrik, do të zhvillohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Propozimet e Bashës për ndryshimet në statut:

Janë përfshirë të mbrohen, promovohen dhe nxiten nga Partia Demokratike, meritokracia dhe shanset e barabarta në punësim dhe karrierë, duke nxitur një administratë publike të qëndrueshme  dhe profesionale; lufta ndaj korrupsionit dhe dhënia fund e fenomenit të pandëshkueshmërisë; shkëputja e lidhjeve midis politikës dhe krimit të organizuar, përmes dekriminalizimit të plotë të jetës politike dhe publike; si dhe nxitja e një sistemi drejtësie të pavarur  dhe të paanshëm, që i shërben vetëm qytetarëve dhe interesit publik.

Është zgjeruar koncepti i demokracisë së brendshme në parti edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin lokal, duke ngushtuar kompetencën që kishte kryetari i partisë në këtë drejtim. Në këtë mënyrë, detyrimi për konsultimin e anëtarësisë është përfshirë edhe për kandidatët për pushtetin vendor, të cilët pas konsultimit me anëtarësinë do të propozohen nga kryetari i partisë, caktohen nga kryesia e PDSH-së dhe lista e plotë do të miratohet nga Këshilli Kombëtar. Në këtë mënyrë është përfshirë në vendimmarrje si organ ratifikues i listës, edhe Këshilli Kombëtar.

Është rikonceptuar kryesia e seksionit, e cila do të përbëhet nga kryetari, sekretari dhe nënkryetari i seksionit. Kryetari i seksionit zgjidhet nga anëtarët e seksionit sipas parimit “Një anëtar një  votë”. Sekretari i seksionit emërohet nga kryetari i degës. Nënkryetari i seksionit emërohet nga kryetari i grupseksionit. Është shtuar si strukturë vendore e partisë edhe Këshilli Koordinues i Qarkut, që drejtohet nga drejtuesi politik i qarkut, që  emërohet nga kryetari i partisë. Kjo do të jetë një strukturë e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH-së në nivel qarku.

Është zgjeruar kryesia e degës së partisë, ku do të përfshihen  edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të PDSH-së që kanë vend- banim në degë apo janë caktuar të mbulojnë degën; si dhe vetëm  për degët në qendër qarku, 7 anëtarë të zgjedhur nga kuvendi i degës.  Është rikonceptuar mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar, duke parashikuar që anëtarët e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të organizohen në departamente të Këshillit Kombëtar që  funksionojnë si strukturë këshillimore e kryesisë dhe kryetarit të PDSH-së, për çështje tematike.

Departamentet e Këshillit Kombëtar janë përgjegjëse për përgatitjen e platformave, opinioneve,  strategjive dhe programeve sektoriale, të cilat shërbejnë për formulimin e programit elektoral, programit të qeverisjes dhe veprimtarinë politike të PDSH-së. Është zgjeruar kryesia e partisë, duke përfshirë si anëtarë të saj  për shkak të funksionit edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar; kryetarin e Bordit Financiar, kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe  kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës. Gjithashtu, është shtuar rregulli që jo më pak se 30% e anëtarëve të  zgjedhur të kryesisë t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar.

Është rikonceptuar Sekretariati Ekzekutiv i Partisë, duke hequr  numrin limit të sekretarëve funksionalë në përbërje të tij. Ky rregull është shtrirë edhe për degët e partisë.  Është bashkuar në një komision të vetëm Komisioni i Apelimit  dhe Komisioni i Integritetit dhe Etikës, duke i njohur kompetencën për vlerësimin e kandidatëve dhe zbatimit të rregullave për dekriminalizimin dhe integritetin vetëm Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve. Është riformatuar Komisioni i Përhershëm i Statutit, i cili  është përgjegjës për interpretimin e dispozitave të statutit. Komisioni i Përhershëm i Statutit do të përbëhet nga 7 anëtarë titullarë dhe dy anëtarë ndihmës, që caktohen nga kryesia e partisë. Është harmonizur dhe thjeshtuar përmbajtja e Statutit aktual duke rregulluar pasaktësitë apo duke hequr parashikimet që përsëriten në tekstin e tij, por pa prekur thelbin e parashikimeve statutore. r.p

Previous Post

Policia prangos inspektorin e Mbrojtjes së Territorit, policia tregon akuzën

Next Post

VIDEO/ Kubë, nisin protestat për demokraci, qytetarët kërkojnë ndryshime

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Kubë, nisin protestat për demokraci, qytetarët kërkojnë ndryshime

VIDEO/ Kubë, nisin protestat për demokraci, qytetarët kërkojnë ndryshime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.