Një person humbi jetën sot në Mirditë ndërkohë që po punonte për llogari të një kompanie komunikimi.
Ngjarja ndodhi në fshatin Sheshaj ndërsa viktima ishte 34 vjeç.
Mirditë/Informacion paraprak
Më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj,Mirditë dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie ,ka rënë në kontakt me rrymen elektrike shtetasi A.D.,34 vjeç, banues në Prosek,Mirditë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.












