Kryeministri Edi Rama do zhvillojë sot në mesditë një takim me kryebashkiakët e vendit vetëm pak ditë pasi ai shkarkoi kryetarin e Lushnjës, Fatos Tushe.
Tushe dhe 10 zyrtarët e tjerë u arrestuan me urdhër të SPAK, pasi akuzohen se kanë shpërdoruar me detyrën për një tender të dhënë ndaj një kompanie, pa iu referuar procedurave.
Rama deklaroi me rastin e arrestimit të Tushes se PS nuk do të bëhet mbrojtje për askënd që akuzohet për korrupsion nga organet e drejtësisë.
Mjafton të lexosh raportet e KLSH për bashkitë e vendit dhe aty e kupton thjesht fare se sa e korruptuar është administrata lokale. a.b











