Ditët e fundit, ashtu si edhe sot, moti është mbizotëruar nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.
Por nga e marta do të kemi një rritje me dy gradë të temperaturave.
Fundjava sërish freskon motin, por e marta, e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët me të nxehta të javës.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat nuk do të kenë ndryshime ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 26°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 34°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 35°C. a.b











