• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AGRON GJEKMARKAJ/ Për një PD të pashantazhueshme, as nga qeveria, as nga të huajt

droni by droni
5 July, 2021
in Kryesore, Politika
0
FAKSIMILE/ Denoncimi i Gjekmarkaj: PS presion administratës, shpërndan formularët e Patronazhimit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në rrafshin etik, e gjithë shoqëria shqiptare është përballë një sfide ekzistenciale në raport me demokracinë, opozita e këtij vendi shumë më tepër. Më 25 prill nuk u lejua ndryshimi nëpërmjet atij sistemi që ditë pas dite po e konsolidon emërtimin si “inxhinieria elektorale”. Elementet përbërëse të kësaj ngrehine korruptive janë ngulitur në diskursin publik.

Nëse jeta politike vazhdon në këtë hulli, ndryshimi bëhet i pamundur, korruptimi kthehet në frikë dhe frika korrupton vetvetiu. KQZ dha haptas nën diktat një vendim favorizues për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës, i cili ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur dënimin me tre vjet burg në Greqi.

Ky vendim të kujton sloganin “s’keni parë gjë akoma”. Edi Rama, pasi grabiti mandatin e tretë, në kulmin e arrogancës, gjykon se ligjet, edhe pse i ka votuar vetë, nuk kanë më asnjë vlerë. Këtë siguri ai e ka fituar edhe nga strategjia që ne (opozita) zgjodhëm për të kontestuar masakrën zgjedhore.

Ne nuk i dhamë zë zemërimit popullor për protestë dhe rezistencë, duke konsumuar një gabim. Zgjodhëm vërtetimin faktik, përgatitjen e një dosjeje të dhunës elektorale, ngjarje kjo që e ul pehashin e indinjatës.

Rama vetë do na e bëjë këtë pyetje me qesëndi: “Po ju pse nuk protestuat kur unë ju vodha zgjedhjet?”.

Të gjithë pyesin çfarë do të bëjë opozita, do zgjedhë ajo një sjellje të kujdesshme apo të guximshme. Personalisht, mendoj se të qenit deputet i opozitës nuk është vend pune, por një mision. Të gjithë duhet të jetojmë me përkohësinë e këtij mandati në mënyrë që të jemi sa më të lirë për ta përmbushur cilësisht besimin e qytetarëve. Nëse bëjmë zgjedhjen për ta konsideruar vend pune, ne biem në konformizëm, robotizëm dhe robëri mendore, duke tradhtuar nevojën dhe dëshirën për ndryshim. PD ka përmbyllur një proces të zgjedhjes së kryetarit të saj me parimin një anëtar, një votë.

Një garë serioze dhe e vërtetë. Personalisht e kam deklaruar mbështetjen për Lulzim Bashën duke i njohur atij meritën e përpjekjes për ta mposhtur regjimin, pjekurinë politike, për të cilën PD pas 25 prillit ka nevojë, si dhe epërsinë ndaj kandidatëve të tjerë duke i çmuar edhe ata për kurajën e garës. Nga ana tjetër, e kam vuajtur faktin pse përballë Lulzim Bashës nuk kishte kandidatura më të forta.

Pse PD, në këtë moment historik, praktikisht u gjend vetëm me një kandidat me profil të lartë? Kësaj pyetjeje nuk duhet t’i bishtnojmë nëse duam të jemi të ndershëm me veten dhe mbështetësit. Por edhe tjetrën pyetje duhet ta shkoqisim se pse kandidatët që dolën përballë Bashës, nuk folën kurrë për vjedhjen e zgjedhjeve.

Sot, PD ka nevojë të rithemelohet dhe të rindërtohet. Përpara ka kongresin e jashtëzakonshëm të datës 17 korrik, që do të duhej ta hapë këtë proces, jo t’i vendosë kapak atij. PD e ka jetike të ndryshojë strategji, ligjërim, pse jo edhe njerëz, duke afruar e jo larguar. Ajo duhet të përmbyllë një histori 30-vjeçare për të hapur një të re, duke përcaktuar qartë misionin dhe objektivat, sidomos mënyrën si do t’i përmbushë ato.

PD, dhe sidomos Lulzim Basha, duhet të guxojnë, të rishpikin vetveten nëpërmjet një opozite kapilare, bindëse, me persona me integritet moral e politik e të pashantazhueshëm as nga qeveria e as nga të huajt. Në PD duhet të ketë një mendim, disa mendime, përballje mes tyre si përkufizim i një kauze të përbashkët. Basha nuk ka nevojë për “besnikë” që qëllim jete kanë të shfaqen gjithmonë në foto pas tij dhe të “punojnë në PD”, këtë mur që mban larg selisë masën e madhe të demokratëve.

“Besnikët” janë një mjerim i madh me natyrë çehoviane, të cilët përmes kësaj cilësie përligjin vetveten duke rrënuar çdo parim universal. Shikoni qeverinë apo katandisjen e PS-së, që duket si repart ushtarak. Kudo kukulla, kukulla, vetëm kukulla! PD nuk duhet, nuk mundet, s’ka nevojë nëse do të vazhdoje përballjen që kukullave t’u vendosë përballë kukulla.

Edi Rama nuk mundet me parulla dhe patetikë politike e as me mënyrat tona të deritanishme, por me frymë popullore dhe risi që ne duhet t’i kërkojmë e gjejmë. Atë (frymën) duhet ta ngrejë si gjatë pranverës që lamë pas dhe ta mbrojë ndryshe opozita me liderin e saj. PD, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për të vërtetat për të pranuar gabimet e saj dhe për t’i korrigjuar ato.

PD ka nevojë për kurajë që të shohë thellë vetveten. Personalisht e kam mbështetur çadrën e 2017-së, djegien e mandateve dhe moshyrjen në zgjedhjet lokale të vitit 2019, ndonëse isha një person publik pa asnjë përgjegjësi politike, si mënyra dhe mjete politike që mund ta rrëzonin një regjim si ky që kemi.

Por ato nuk na dhanë rezultatet e duhura, duhet ta bëjmë pyetjen “Pse?”.

Sot duhet ta pranojmë që gabuam strategji e qasje në zgjedhjen e bërë apo në mungesë koherence për të rezistuar para zgjedhjeve moniste. Të pranosh gabimin nuk është dobësi, por forcë, shpresë për të gjetur rrugën e duhur për një Shqipëri demokratike dhe europiane. Lulzim Basha ka dëshmuar kurajë, duke marrë vendime të vështira, po kaq duhet ta tregojë duke pranuar që ato nuk patën sukses.

Prej këtyre vendimeve Edi Rama pat, pos të tjerash, mundësi të ndërtojë inxhinierinë e tij elektorale të manipulimit të vullnetit popullor. Po kaq duhet pranuar që direktiva nga kompania e PR izraelite për të mos folur para zgjedhjeve për masakrën elektorale, në të cilën po asistonim, qe e gabuar. Ndonëse tejet cilësore si fushatë, kjo e jona u përqendrua vetëm te figura e kryetarit, duke lënë në hije ekipin dhe listën e deputetëve. Deputetët nuk u prezantuan askund nga Basha.

Denoncimet paraprake do ta bënin më të besueshme dëshminë opozitare. Lidershipi i PD-së ka shpërndarë një udhëzim për analizë dhe mirë ka bërë! Por kjo analizë duhet të fillojë nga Lulzim Basha, deri te skaji më periferik i strukturave të PD-së. Për shembull, qytetarët do të donin të dinin pse struktura për mbrojtjen e votës qe vetëm retorike, pse kandidaturat tona, udhëheqësit politikë apo listat me deputetë nuk u shpallën më herët në raport me kundërshtarin?!

Qytetarëve të Tiranës (qytet ku jeton gjysma e shqiptarëve) do duhej shpjeguar pse PD nuk bëri me listën e saj një ofertë më intelektuale e përfaqësuese, megjithëse në të nuk munguan personat me integritet politik e qytetar? Po kështu, në Shkodër apo Durrës, Gjirokastër e gjetkë?

PD, aty ku guxoi në Elbasan, Kukës, Lezhë, rikuperoi, fitoi, duke e tejkaluar manipulimin. PD ka nevojë për debat të brendshëm dhe dialektikën e tij për nuanca komunikimi dhe jo për gjuhë mushku. PD të zakonshmen nuk duhet ta trajtojë si tragjike, se kur mbërrin e kobshmja duket si e zakonshme. Po kaq duhet të pranojmë se nuk qemë efikasë në mediat ndërkombëtare në marrëdhënie ndërkombëtare në tërësi e sidomos me SHBA-të përballë propagandës së Rilindjes.

Por çështjet themelore janë të tjera. Si do funksionojë PD e paskongresit: Sa do jenë vendimmarrëse dhe me autoritet organet e saj, autoritet që deri më sot i ka munguar si Kryesisë, ashtu edhe Këshillit Kombëtar, jo prej cilësisë njerëzore, po prej formës së funksionimit. PD ka nevojë për personalitete politike e shoqërore.

Duhet t’i evidentojë në shoqëri, t’i bindë, t’i marrë, t’i lusë po qe nevoja, që t’i shërbejnë vendit mbuluar me banalitet e sundim. Sa do t’i përgjigjet ajo nevojës së shoqërisë për partneritet, hapje, kujtesë historike dhe modernizim, ku të gjithë të ndihen pjesë e vendimeve dhe kauzave dhe jo yesman vrapues.

Në dukje, PD është nën trysni dhe në një moment të vështirë, por varet kryekëput prej saj, të gjithëve ne si pjesë e saj për ta shndërruar këtë në një kohë lavdie, duke bërë opozitë ballore në Parlament, në rrugë e sheshe aty ku e duan shqiptarët, të gjithë ata që ndihen të vjedhur e të poshtëruar. Opozita mundet. Basha mundet, ne mundemi, por jo më me kujdes, por me shumë, shumë, guxim dhe pa asnjë kompleks.

Fitorja kalon nga e vërteta dhe trimëria, nga forca e vullnetit dhe e ideve. Atë nuk e sjell konformizmi, servilizmi dhe bindja e verbër. PD e ka këtë përvojë në vitin 1992, 2005 dhe 2009. As shoqërisë dhe as elitave nuk u imponohesh me të emëruar, por vetëm me partneritet, duhet ta identifikosh përfaqësuan e saj.

Së pari, atyre duhet t’u demonstrojmë që ne nuk e pranojmë vjedhjen e zgjedhjeve dhe menjëherë më pas që i përputhim fjalët me faktet në çdo rast sot, nesër e në vazhdim. Kongresi i 17 korrikut duhet të hapë perspektivën e ndryshimit të PD-së dhe sigurisht e mbi të gjitha të Shqipërisë. Ai nuk duhet të jetë muzikë funebre për masakrën elektorale, por kushtrim, shpresë, kurajë dhe ide.

Ai nuk mund të përmblidhet në dy fjali: “Sa i keq është Rama” dhe “Sa të mirë jemi ne”; do të ishte reduktive, përsëritëse dhe aspak shpresëdhënëse.

Shumëçka varet nga Lulzim Basha, duke ditur fuqinë e liderit në parti dhe mentalitetet mbizotëruese për t’iu përshtatur pa kushte vullnetit të tij. Sa i gatshëm është ai të ndryshojë, të dyshojë, të besojë pozitivisht, të vërë në diskutim dhe të vihet në diskutim si pjesë e ëndrrës për ndryshim që nuk vdiq pas 25 prillit, sa do ketë fuqi ai që Bashën e televizionit ta ndërrojë me atë të bisedës, të tavolinës me cilësitë që nuk i mungojnë.

Basha ka thënë një gjë të drejtë: “Nuk iu vodh ndryshimi PD-së, por shqiptarëve”. Shumë prej tyre janë të gatshëm ta vazhdojnë pa kompromis për ta arritur atë.

Ata kërkojnë një opozitë të vendosur, që di të ndryshojë si pjesë e ndryshimit të premtuar. Të mposhtësh një regjim të korruptuar, është e mundur dhe kjo ndodh kur shoqëria ta njeh ty kartën morale e mendore, të drejtën për ta bërë këtë. Nëna histori na e mëson këtë, në daç e jona në daç e botës.

Ne duhet të përpiqemi të bëjmë diçka përtej interesave tona personale e partiake për këtë vend që po shkretohet dhe humbet dinjitetin përballë korrupsionit, parave të krimit, zgjedhjeve të manipuluara, unit tribal, duke ndërtuar një model të pakontestueshëm emancipues për PD-në, emancipues për PS-në dhe mbi të gjitha emancipues për shoqërinë, e cila e kërkon atë.

Shumë shpejt, shoqëria do ta kthejë përsëri vështrimin nga opozita dhe Lulzim Basha. Ato dhe ai duhet ta kapin atë, të sintonizohen me të dhe për këtë kanë nevojë për mbështetje e urime për besim e kontroll. E vërteta na bën të lirë, pat thënë Jezu Krishti pak para se të mbante Kryqin.

 

Previous Post

ALIBEAJ/ “Nga Habilajt te shoqëruesit e Tahirit, faktet vërtetojnë akuzat e PD. Vendi u kanabizua me lejen e Ramës”

Next Post

MOTI/ Kur do të kthehet sërish vapa e madhe dhe sa do të rrijë

droni

droni

Next Post
Lamtumirë dimër: Ja si do të jetë moti në muajin Mars

MOTI/ Kur do të kthehet sërish vapa e madhe dhe sa do të rrijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.