Tre persona ende të paidentifikuar rrahën sot në qytetin e Sarandës, avokatin Mario Mejdi. Tre persona i zunë pritë një automjeti tip “Mercedez Benz” dhe pasi kanë thyer xhamat, e kanë nxjerrë jashtë 39-vjeçarin dhe e kanë rrahur me shkopa bejsbolli. Mejdi është dërguar për mjekim në spital, ndërsa personat që goditën u larguan nga vendngjarja.
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:05, në lagjen Nr.4, në afërsi të Portit, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të fortë, shtetasi M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. a.b












