Një 55-vjeçar i identifikuar si Pjetër Gjorovia ka gjetur vdekjen sot pasi u përpi nga dallgët e larta në plazhin e Velipojës.
3 pushues u penguan të dalin në breg nga dallgët ku 2 prej tyre janë shpëtuar nga roja bregdetare dhe stafi mjekësor i qendrës shëndetësore, teksa 55-vjeçari nuk ia doli dot.
Viktima është nga fshati Stajka. a.b











