Automjeti tip “Audi” i drejtuar nga Igli Madani, i cili u bë shkak për përplasjen fatale për çiftin dhe dy fëmijët e tyre, në autostradën Fier Vlorë, udhëtonte me shpejtësi 160 km/orë.
Në aksin rrugor shpejtësia maksimale e lejuar është 110 km në orë, pra 50 km më shumë.
Ngjarja e rëndë ku gjetën vdekjen Eduart Gushi, 44 vjeç, dhe Silvana Gushi, 33 vjeç ,si dhe fëmijët e tyre, Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe, u regjistrua mëngjesin e 25 qershorit rreth orës 08:30 minuta kur familja Gushi që sapo ishte kthyer nga Greqia po shkonte drejt Vlorës për të kaluar pushimet verore dhe për të vizituar të afërmit e gruas.
Aksidenti u regjistrua në vendin e quajtur “Kriporja”, pranë fshatit Panaja të Vlorës. Automjeti luksoz tip “Audi”, përplasi nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me targa greke, me të cilën udhëtonte familja nga Patosi, që ishte kthyer në vendlindje. a.b











