• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FATBARDH KADILLI/ Parti Perëndimore, apo Klub Oriental?

droni by droni
2 July, 2021
in Opinion
0
Kadilli sulmon zgjedhjet si të manipuluara, por këmbëngul në dorëheqjen e Bashës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatbardh Kadilli

Partitë politike janë bërë pak e nga pak zotëruese të jetës shoqërore në tërësi. Ato formësojnë dhe zotërojnë institucionet publike, zotërojnë institucionet e tregut dhe kanë shtrirë ndikimin e tyre edhe në ato institucione që do të duhet të ishin më të mbrojtura, në institucionet mediatike dhe ato kulturore. Në zbrazëtinë e institucioneve të tjera të qëndrueshme shoqërore, aq më shumë të institucioneve me natyrë intemporale, ky pushtet i partive politike kapërcen ndjeshëm misionin e tyre. Ato bëhen shumë më tepër se aktorë politik, ato bëhen formësues të sjelljes dhe të mendësisë të shoqërisë tonë. Mjafton të kujtojmë numrin jashtëzakonisht të madh, përtej kapacitetit prodhues, të emisioneve televizive politike që kanalet mediatike përcjellin në një javë. Duket se ushqimi i vetëm që i shërbehet shoqërisë është politika dhe axhendat e saj. Mjafton ky bombardim që të kuptojmë mbingopjen politike që i shkaktojmë shoqërisë.
Dhe jo vetëm kaq. Nga raporti me partitë dhe politikën përcaktohet dhe modelohet më së shumti sjellja e individit tonë në treg. Sjellje aspak e lirë, aspak konkuruese, larg meritës, larg respektit.
Kjo vjen se partitë tona janë monopole kryetarësh.
Vini re sa arrogant është Rama në parti, apo me vendimet që kanë të bëjnë me të tijtë. Është shumë më arrogant si kryetar partie se sa si Kryeministër. Në parti, nuk bën kurrë jo zgjedhje, por as diskutime.
Të njëjtën arrogancë shfaq edhe Basha, ndonëse me një gjuhë më të rrafshët dhe me një buzëqeshje të pandashme në fytyrë.
Megjithatë, kjo nuk është çështje individësh edhe pse ata kanë përgjegjësinë kryesore.Kjo para së gjithash ka të bëjë me mënyrën si janë organizuar dhe funksionojnë partitë tona. Thënë këtë, nuk kam aspak për qëllim të amnistoj drejtuesit ndër vite të këtyre partive.
Për faj të tyre, por edhe prej oportunizmit të padurueshëm të individëve politik me përgjegjësi dhe funksione drejtimi partiak, sot ne kemi parti që nuk janë parti perëndimore, por janë klube orientale. Ky realititet brendapartiak shkakton dhe peshën e tepruar që kanë partitë në gjithçka jashtë dhe rrotull tyre. Ashtu siç janë modeluar dhe funksionojnë vetë, ashtu modelojnë edhe sjelljen e shoqërisë. Atë raport ndrydhje të individit përballë autoritetit që zhvillojnë brenda vetes partitë, po atë raport të individit me autoritetin projektojnë edhe në shoqëri.
Partitë perëndimore janë parti, ku bashkohen dhe njëherësh konkurojne lirisht mendimi alternativ, kontributi publik dhe investimi politik. Janë parti ku pushteti i politikanit buron vetëm nga forca e mendimit të tij politik, nga alternativa që artikulon dhe paraqet, buron nga kauzat që ai zgjedh dhe me të cilat ai identifikohet, nga kauzat që mbron dhe promovon. Autoriteti buron nga fluksi që krijon, apo nga mbështetja politike specifike që përfaqëson. Në një Parti perëndimore je dhe vlerësohesh për peshën reale politike. Në një parti perëndimore shprehja e respektit për tjetrin është prova e respektit për veten.
Ky model është tërësisht i kundërt me modelin zotërues të partive tona që gjithnjë e më tepër të kujtojnë klubet orientale. Këto janë grupime ku bashkohen mbështetës të udhëheqësit. Ku vlera politike e vetme dhe e pakonkurushme është ajo që formulon dhe shpall kryetari. Ku investimi i vetëm politik është të mimikosh kryetarin sidomos kur je në radarin e tij. Kur kontributi i vetëm publik është të riprodhosh pikë për pikë atë që thotë dhe të kërkon kryetari. Kur karriera e politikanit përcaktohet nga aftësia për të qendruar i palëvizshëm, qoftë edhe për gjërat më të rëndomta e më spontane, gjithnjë brenda vijave kufizuese që heq kryetari. Kuptohet më në skaj të spektrit se sa qëndron ai vetë, domethënë kryetari.
Ky model i organizimit politik të partive duhet të ndryshojë sepse është bërë pengesë për orientimin perëndimor të Shqiperisë. Ky model duhet të ndryshojë sepse mban të ndrydhur energjitë politike të shoqërisë. Ky model mban peng çdo nismë, çdo sipërmarje individuale që do të provonte që realisht liria funksionon. Ndryshimi, hapja e mënyrës si funksionojnë partitë do të sjellë hapjen e sjelljes tonë në përgjithësi. Në se garantojmë garë në parti, do të garantojmë garë në treg, në biznes, në profesion. Në se respektojmë karrierën dhe kontributin në parti, do të respektojmë meritokracinë dhe punën në shoqëri, në administratë, në biznes.
Nëse e respektojmë mendimin, alternativën, vlerën që individi sjell në parti, do ia respektojmë këto kudo. Nëse bëjmë zgjedhje në parti, do të mësojmë të votojmë për çdo gjë.
I takon PD të hedhë hapin e parë. Dhe nuk duhet shumë, mjafton që të jemi të vetëdijshëm se kryetari i partisë shërben që të drejtojë vetëm një projekt politik dhe as të mos e mendojë dhe as të mos e ketë mundësinë edhe po të dojë ta marrë organizatën peng të egos së tij dhe interesave të tij. Kryetari të jetë i përkohshëm, anëtarët të përhershëm. Kur të kuptojmë që kryetari është vetëm një i privilegjuar i përkohshëm, atëhere do jemi pjesë e një partie perëndimore, jo numëror të një klubi oriental.
PD është para një Kuvendi Kombëtar. Ky Kuvend është një mundësi reflektimi. Ky Kuvend është një mundësi që PD të ndryshojë së pari veten që të ndryshojë më pas Shqipërinë. PD e ka para vetes shancin e madh që të çlirojë veten. Ka shancin të çmontojë monopolin monoton të kryetarit dhe kryetarëve që zotërojnë sot në politikë. Ka shancin të japë edhe një herë një impuls të madh perëndimor, jo vetëm zhvillimeve të vetes, por gjithë shoqërisë. PD ka shancin të hedhë një hap të parë kuptimplotë për zgjerimin e hapësirës së lirisë, për demokratizimin e institucioneve publike, atyre të tregut dhe të gjithë shoqërisë. Ka shancin për t’i dhënë vlerë reale tregut dhe garës së drejtë e të ndershme që është themeli dhe filozofia e jetës në këtë sistem politik që rrekemi të zhvillojmë në Shqipëri dhe për të cilin vetë PD ka vendosur gurin e parë.

Previous Post

Basha: Autokratët e korruptuar të Ballkanit nuk mund të fajësojnë BE për mungesën e përparimit”

Next Post

PD: Vendimi i Komisionerit Shtetëror të zgjedhjeve për Qerim Ismailajn, shkelje e ligjit që amniston uzurpuesin e Mallakastrës

droni

droni

Next Post
PD: Vendimi i Komisionerit Shtetëror të zgjedhjeve për Qerim Ismailajn, shkelje e ligjit që amniston uzurpuesin e Mallakastrës

PD: Vendimi i Komisionerit Shtetëror të zgjedhjeve për Qerim Ismailajn, shkelje e ligjit që amniston uzurpuesin e Mallakastrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.