Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dërguar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, ku ka kërkuar përjashtimin e kryetares Vitore Tusha nga procesi gjyqësor për çështjen e Teatrit.
Kërkesë erdhi pas takimit që Tusha zhvilloi me ambasadorin e BE-së, Luiggi Soreca. Sipas Aleancës, ky takim u mbajt i fshehtë për publikun.
Soreca nuk e ka mohuar takimin por ka mohuar të ketë ndikuar për vendimin për teatrin. a.b











