Është larguar nga detyra edhe zyrtari i parë i lartë i Policisë së Shtetit. Ai është drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Drejtuesi i Parë, Gjovalin Loka.
Loka e mbante këtë detyrë që prej 15 shkurtit të vitit 2018, ndërsa më herët ka mbajtur edhe disa pozicione të tjera drejtuese si drejtor i policisë së Lezhës, Shkodrës dhe Vlorës. a.b











