Saimir Taullai, vellai i viktimes se sotme
Mësohen detaje të reja rreth viktimës në Lushnjë. Personi që ra nga kati i tretë dhe humbi jetën është Albert Taullau, vëllai i Saimir Taulalut. Vëllai i tij, Saimiri, ka rënë shpesh pre e atentateve me tritol dhe armë zjarri, por ka mundur të jetojë. Ai njihet si rival i Aldo Bares.
Sipas burimeve të afërta me ngjarjen shtëpia nuk banohej ndërsa ka qenë disa herë shenjëstër e atentateve me tritol.
Lushnjë/ Informacion paraprak:
Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.a.b











