Kandidati i PD-ës për kryetar bashkie në Dibër, nuk do të mund të votojë sot. Shkak për këtë është mungesa e emrit të tij në listat e zgjedhësve.
Kjo mungesë lidhet me qenien e tij, banor i Tiranës, zyrtarisht.
“Nuk ka rëndësi në se votoj unë apo jo, për mua sot do të votojnë dibranët”, është shprehur Shehu sot.
Ndërkohë, ai ka denoncuar “shtimin e presionit të qeverisë ndaj zgjedhësve”.












