• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

MERKEL/ Në Bundestag mbizotëron fryma e lamtumirës, deputetët i bënë foto asaj si turistë

droni by droni
25 June, 2021
in Kryesore, Rajoni
0
MERKEL/ Në Bundestag mbizotëron fryma e lamtumirës, deputetët i bënë foto asaj si turistë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Bundestag mbizotëron fryma e lamtumirës. Për herë të fundit kancelarja Angela Merkel foli para deputetëve përpara samitit të BE-së, raporton dojce welle.

Në pamjen e jashtme zonjës, që del në pultin e referuesit, nuk i dallohet asgjë, që ky fjalim do të jetë ndryshe, një fjalim krejt i veçantë.

Rreth katër herë në vit jep deklaratën qeveritare përpara Bundestagut, gjithsej ajo ka mbajtur 64 fjalime të tilla. Por ky është i fundit, Merkel nuk rikandidon në shtator dhe as nuk do të jetë më pjesë e parlamentit të ri.

Këtë të premte nis sezoni i pushimeve të verës, ndoshta Merkel pas zgjedhjeve do të vazhdojë të ushtrojë funksionet në formë komisare në kancelari, por në rrethana të tilla deklaratat qeveritare  janë të pazakonta.

Merkel gjatë gjithë këtyre viteve ka dhënë deklarata për financat, politikën e Euros, mbrojtjen e klimës, shkëputjen nga energjia bërthamore, për Brexit-in, politikën ndaj refugjatëve. Gjithmonë në të njëjtin stil. Qartë, profesionalisht dhe me fakte.

“Pandemia ende nuk ka marrë fund”

E pra kështu është, kjo do të jetë sivjet edhe tema e samitit të BE-së në Bruksel brenda së njëjtës ditë. Merkel vlerëson përparimin me vaksinimet dhe situatën aktuale me numrin e ulët të infeksioneve, por: “pandemia ende nuk ka marrë fund e aq më keq në vendet më të varfëra të botës. Por edhe ne në Gjermani e në Europë vazhdojmë të lëvizim në një terren të brishtë. Ne duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Veçanërisht variantet e reja që po shfaqen të virusit si ai Delta na paralajëmrojmë të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm.”

Një refuzim të prerë jep Merkel lidhur me diskutimet, kryesisht në SHBA, për zbutjen pjesërisht të mbrojtjes së patentimit për vaksinat. Zhvillimi i mëtejshëm i vaksinave do të arrihet, vetëm nëse ruhet e drejta për mbrojtjen e pasurisë intelektuale.

Përballje kërcënimeve hibride

Edhe arenat ndërkombëtare të luftës do të jenë temë në Bruksel, e për këtë arsye fjalimi i Merkelit merr një notë si një amanet i saj. BE-ja duhet më në të fund të japë një përgjigje të përbashkët ndaj “kërcënimeve hibride” nga Rusia, Kina dhe Turqia. E njëkohësisht duhet të vazhdojë të bashkëpunojë në mënyrë pragmatike me këto vende. Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe demokracisë nuk duhet të jetë vetëm detyrë e SHBA-së. Paaftësia për veprim e Europës që vërehet në shumë çështje e preokupon Merkelin, kjo ndihet në fjalimin e saj. Përndjekja e opozitarëve në Rusi, politika e disinformimit në të gjithë botën: Ndaj këtyre duhet një përgjigje e qartë, sipas Merkelit, sepse “ngjarjet e muajve të fundit, e jo vetëm në Gjermani, kanë treguar qartë, që nuk mjafton kur ne reagojmë të pakoordinuar ndaj provokimeve ruse. Vetëm kështu ne do të mësojmë t’i kundërpërgjigjemi sulmeve hibride nga Rusia.” Më e përqendruar se herë të tjera duket Merkel, fjalimi i saj është dukshëm më i shkurtër dhe më konçiz se zakonisht.

Scholz falenderon personalisht Merkelin

Meqënëse deklarata e fundit qeveritare e gruas, që ka drejtuar fatet e Gjermanisë për një kohë që duket si e pafund, tërheq kaq shumë vëmendje, pas fjalës së saj nxitojnë në pultin e referuesit pasueset e pasuesit e mundshëm të saj. Kandidati kristiandemokrat për kancelar Armin Laschet e merr fjalën, po ashtu edhe kandidatja për kancelare e ekologjistëve, Annalena Baerbock. Ndërkohë që socialdemokratët përmes një truku ia kanë dalë që edhe kandidati i tyre për kancelar Olaf Scholz, i cili nuk është pjesë e parlamentit, ta marrë fjalën. Grupi parlamentar i socialdemokratëve ia ka kaluar atij të drejtën e fjalës, sepse Scholz është ministër i Financave, e formalisht është e pazakontë që ai të mbajë fjalim.

Kjo tregon, se të gjithë duan të dalin në fokus për t’u shkëputur nga hija e Merkelit. Scholz është i pari, që përmend, se me shumë gjasë kjo është deklarata e fundit qeveritare e Merkelit: “Eshtë për mua një rast i veçantë për të dhënë një mesazh: Dua të falenderoj kancelaren për bashkëpunimin në politikën për Europën gjatë këtyre viteve. Ne kemi arritur shumë përparime për Europën. Kjo nuk ka qenë e vetëkuptueshme. Unë besoj, që kjo është mirë për Gjermaninë dhe për Europën.”

E qetë gjatë pyetjeve kritike në adresë të qeverisë

Edhe të enjten (24.06) kishte mjaft për t’u miratuar në parlament. Për herë të fundit Merkel u pozicionua në Bundestag lidhur me pyetjet në adresë të qeverisë. Këtë ritual parlamentar në fakt Merkel nuk e ka pasur asnjëherë për zemër, por ky rregull është ruajtur në marrëveshjen e koalicionit me insistimin e socialdemokratëve kur u krijua qeveria më 2018.

Me argumenta bindëse Merkel u përgjigjet pyetjeve lidhur me përparimin në procesin e vaksinimit, mbi gjendjen e buxhetit, të ardhmen e pensioneve, si dhe mbi pajisjen e mjerueshme të Bundesëeher-it. Për secilën pyetje ajo ka një minutë kohë të japë përgjigje, por ajo e vë në pah që e ka të vështirë të shohë orën:

“Kur kam shumë mendime në kokë më duhet të jem e përqendruar, që të mos ngatërrohem.”

Disa deputetë e fotografuan kancelaren nga celulari, sikur të ishin turistë. Por edhe kësaj here Merkel ishte ajo që ka qenë gjithmonë.

Asnjë fjalë personale nuk konsumoi ajo lidhur me paraqitjet e saj të fundit. Një gjë e tillë nuk është pjesë e stilit të saj, as pas 16 vjetësh.dw

Previous Post

LUSHNJË/ I jep fund jetës pasi bie nga kati i tretë

Next Post

FOTO/ Familja Gushi ishte nisur për fundjavë në Vlorë, si ndodhi aksidenti tragjik, detajet e fundit

droni

droni

Next Post
FOTO/ Familja Gushi ishte nisur për fundjavë në Vlorë, si ndodhi aksidenti tragjik, detajet e fundit

FOTO/ Familja Gushi ishte nisur për fundjavë në Vlorë, si ndodhi aksidenti tragjik, detajet e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.