Njësia Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion e Kryeministrisë ka kryer një kontroll blic ditën e sotme në Kadastrën e Sarandës.
Janë marrë në shqyrtim një sërë dosjesh pronësie.
Dosjet dyshohet se janë korruptive, ndaj do të rishikohen për të evidentuar nëse ka shkelje ligjore.
Aksioni i njësisë speciale vjen pas fillimit të aksionit të policisë për prishjen e ndërtimeve pa leje. Njësia duhet të shpjegojë në lidhje me dosjet që ka tërhequr nga kadastrat për shkak se ky institucion nuk ka fuqi për të mbledhë në këtë formë dokumentacion. Transparenca do të rriste besimin tek institucioni dhe se dosjet nuk do shërbejnë për ndonjë pazar të rradhës. m.k












