Visar Mato, turisti që bëri publike videon me skandalin e hotelit në Livash në Himarë ku pronarja e i bllokoi rrugën me pretendimin se ai dhe familja e tij i shkaktuan dëme në biznesin e saj, ka deklaruar se makina e tij është ndjekur nga një person me motor deri në komisariatin e Sarandës.
Duke folur në emisionin me “Zemër të hapur”, ai thotë se gjatë rrugës për në komisariat, personi me motor, të cilin ai nuk e njihte, i ka bërë me shenjë që të hapte xhamin e makinës dhe të ndalonte.
“Fëmija është trembur shumë. Nuk ka shkuar këto ditë në shkollë. Kërkon të rrijë me mua gjithë kohës. Dikush kërcënonte se kishte armë në brez. Na kanë ndjekur me motor deri në komisariat. Ne i hodhëm videot në Facebook. I bëmë videot private pasi arritëm në komisariatin e Sarandës. Këto video janë bërë nga brenda makinës time. Nëse ajo nuk donte që të dilte në kamera të mos dilte përpara makinës time. Ishin katër veta që na ndoqën. Një person që na ka ndjekur nga prapa deri në komisariat ishte një person me motor. Më kërkonte që të hapja xhamin e makinës dhe të ndaloja. Ndërsa një tjetër makinë me 4 persona na ka tentuar të na bllokojë rrugën. Unë iu shmanga. Frenova që ajo të na parakalonte” – tha Mato.
Gjithashtu Visar Mato deklaroi se nuk ka shkuar në atë hotel me qëllimin për të prishur imazhin e këtij biznesi pasi refuzon njohjen me pronaren. a.b











