• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sherri mes qeverisë dhe shoqërisë civile, pse janë kundër regjistrit për OJQ

droni by droni
24 June, 2021
in Kryesore, Politika
0
LAJMI I FUNDIT/ Opozita djeg mandatet, diplomatët e BE dhe SHBA takim me Ramën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mariglen Kume

Rreth 140 organizata jo fitimprurëse i bëjnë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të mos miratojnë sot projektligjin për krijimin e regjistrit elektronik të OJF-ve.

Përmes një deklarate të përbashkët, ata kërkojnë që projektligji të mos miratohet  dhe Kuvendi të nis një diskutim për të gjetur konsensus. Organizatat besojnë se  projektligji i ri ka gjasa që  do të dëmtojë punën e organizatave dhe nuk do të ndihmojë shumë në këtë  drejtim. “Për ne, organizatat e shoqërisë civile, projektligji cenon rëndë të  drejtën e organizimit vullnetar, parimin e proporcionalitetit në vendosjen e  masave shtrënguese si dhe mbivendosjen e tyre, raportimin e dyfishtë dhe parimin e qartësisë ligjore”, thuhet në deklaratë.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e krijimit të regjistrit elektronik, jo vetëm si një nevojë për të adresuar  rekomandimet e ‘MONEY- VAL’-it, por mbi të gjitha si  një përmbushje e kërkesës  shumëvjeçare të vetë sektorit që mundëson vlerësimin e duhur të rolit dhe impaktit të punës së tij.

Çdo nevojë për të adresuar detyrimet ndërkombëtare nga  ana e shtetit shqiptar, nuk duhet të cenojë të drejtën e grupeve të interesit për t’u dëgjuar dhe konsultuar  nëpërmjet një procesi efektiv”, vijon më tej deklarata. Organizatat jo fitimprurëse  janë shprehur kundër projektligjit edhe gjatë procesit  të konsultimit publik. Në komentin e tyre në procesin e konsultimit publik, OJF-të mirëpresin ndryshimet në projektligj për të krijuar lehtësi në regjistrimin e tyre, por më tej ata shprehen se projektligji është shumë i  paqartë.

“Megjithatë, projektligji duket shumë problematik dhe përmban dispozita të paqarta dhe të sfumuara që mund të prekin  lirinë e organizimit dhe të tkurrin veprimtarinë e sektorit. “Në projektligjin e  propozuar vërehet si një  zhvillim pozitiv për legjislacionin fakti që synon të  ulë barrën dhe koston e regjistrimit të organizatave  jofitimprurëse, ndryshimeve në regjistrim apo ç’regjistrimit të tyre pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Megjithatë, ajo  që bie fillimisht në sy nga  relacioni shoqërues i projektligjit është fakti që nuk përmendet marrja si referencë e asnjë modeli apo  modeleve ligjesh të ngjas- hme të vendeve të Bashkim-it Europian në hartimin e tij. Në projektligj përmenden rekomandimet e  “MONEYVAL”-it, i cili për shkak të specifikave dhe fushës që mbulon ka evidentuar disa çështje që  kanë të bëjnë me parandalimin e financimit nga terrorizmi në sektorin e OJF-ve, por në vlerësimin tonë, këto  rekomandime kryesisht i referohen politikave të vendit  (pra, jo detyrimisht kërkohen ndryshime të natyrës  legjislative) dhe jo detyrimisht duhet të sjellin ndryshimin e një ligji të tërë dhe  as nuk mund të përgjithësohen për çdo aspekt të regjistrimit të organizatave”, shkruhet në reagimin e mbi 20 OJF-ve në procesin e konsultimit publik.

PROJEKTLIGJI 

Projektligji “Për Regjis- trimin e Organizatave Jofit- imprurëse” që është futur në  seancën e sotme plenare synon të krijojë një regjistër qendror elektronik të organizat- ave jofitimprurëse. Projektligji është një nismë e Këshillit të Ministrave dhe në rela- cionin e tij thuhet se këto ndryshime janë bërë pas rekomandimit të “MONEYVAL”-it për  parandalimin e pastrimit të  parave.

“Dhe nga Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër pastrimit të  parave dhe financimit të terrorizmit (MONEYVAL) është vlerësuar dhe rekomanduar krijimi i regjistrit elektron- ik dhe përmirësimi i procedurave të regjistrimit të OJF- ve. Në Rekomandimet e  Raportit është vlerësuar se  vendi ynë nuk ka ndonjë politikë të qartë për të promovuar  llogaridhënien, integritetin  dhe besimin publik në administrimin dhe menaxhimin e OJF-ve, duke pasur  një qasje të kufizuar ndaj  sektorit të OJF-ve dhe komunitetit të donatorëve për  çështjet e financimit nga terrorizmi.

Në raport cilësohet  ndër të tjera se nuk ka asnjë dokument mbi praktikat më të mira që të jetë hartuar nga Shqipëria me përfshirjen e  OJF-ve, si dhe nuk janë ndër- marrë hapa për promovimin, mbikëqyrjen e riskut  ose monitorimin e OJF-ve. Prandaj, kjo nismë sigurisht vjen edhe nga rëndësia e  përmbushjes së Rekomandimeve të Komitetit të Ekspertëve të “MONEYVAL’-  it lidhur me këtë fushë”, thuhet në relacionin e projektligjit.

Previous Post

EMRAT/ Plagosje me armë zjarri në Tropojë, policia jep detajet

Next Post

Plagosje me thika në Vlorë, një person përfundon në spital

droni

droni

Next Post
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

Plagosje me thika në Vlorë, një person përfundon në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.