Një person u gjet pa jetë në një rrugë të Tiranës këtë mbrëmje.
Në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 45 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b











