Gjendet 20 vjeçarja shqiptare e zhdukur prej disa ditësh në Gjermani, Laura Nuhiu.
Vajza u zhduk prej datës 19 qershor duke vënë në alarm familjen e të resë. Një person ka arritur ta njohë prej fotove të shpërndara, duke u kthyer pranë familjes.
Të premten e kaluar, Laura Nuhiu u drejtua për në Mannheim por telefoni i saj u fik krejt papritur duke mos patur asnjë kontakt me familjen e saj.
Më pas ajo i tha mikes së saj se po “ndihej në siklet” pasi që ishte në mesin e një grupi burrash.
Pas kthimit në familje, ajo pritet që të tregojë edhe për itinerarin e saj dhe arsyen e zhdukjes. m.k











