• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EBRAHIM RAISI/Presidenti i sapozgjedhur i Iranit, udhëheqës i vijës së ashpër, nuk negocon programin bërthamor

droni by droni
21 June, 2021
in Rajoni
0
EBRAHIM RAISI/Presidenti i sapozgjedhur i Iranit, udhëheqës i vijës së ashpër, nuk negocon programin bërthamor
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i zgjedhur i Iranit tha të hënën se as nuk do të takohet me Presidentin Joe Biden dhe as nuk do të hyjë në negociata për programin e raketave balistike të vendit dhe mbështetjen e grupeve paraushtarake në rajon. Me këto komente pak pas fitores së tij dërrmuese në zgjedhjet e së premtes ai pasqyron qëndrimin e vijës së ashpër, raporton Zeri i Amerikes.

Kreu i Gjyqësorit Ebrahim Raisi e prezanton veten si “mbrojtës të të drejtave të njeriut” kur pyetet për përfshirjen në ekzekutimet e rreth 5000 vetëve në 1988. Është hera e parë që ai vihet publikisht para pyetjesh lidhur me këtë moment të errët të historisë së Iranit në fund të luftës Iran-Irak.

“ShBA janë të detyruara të heqin sanksionet shtypëse kundër Iranit,” tha ai në një konferencë për shtyp.

Zoti Raisi doli para një mori mikrofonësh të hënën, pjesa më e madhe nga media iraniane dhe nga vende ku Irani mbështet grupet paraushtarake. Ai dukej i stresuar në fillim të komenteve por gradualisht u qetësuar gjatë konferencës së shtypit që zgjati një orë.

Në përgjigje të pyetjes lidhur me programin e raketave dhe mbështetjen për grupet paraushtarake në rajon, presidenti i zgjedhur tha se këto janë tema “të panegociueshme”.

Flota e avionëve luftarakë të Iranit i përket në masë të madhe periudhës së Revolucionit Iranian të viteve 1979. Autoritetet janë përpjekur ta korigjojnë këtë problem duke investuar në teknologji raketore si kundërpeshë ndaj fqinjëve arabë që kanë blerë pajisje ushtarake amerikane gjatë viteve të fundit. Irani gjithashtu i përdor lidhjet me grupe ekstremiste si Hutit në Jemen dhe Hezbollahun në Liban për balancë strategjike në rajon përballë vendeve rivale si Arabia Saudite dhe Izraeli.

Lidhur me një takim të mundshëm me presidentin amerikan, Joe Biden, zoti Raisi u përgjigj me një “Jo” të prerë.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka reaguar në përgjigje të komenteve të presidentit të zgjedhur të Iranit. Zoti Raisi do të bëhet i pari president i Iranit që vjen në detyrë ndërkohë që është nën sanksione amerikane, të vëna për rolin e tij në krye të gjyqësorit, institucioni që mbikqyr dhe autorizon ekzekutimet dhe shkejlje të tjera të të drejtave të njeriut.

Fitorja e Ebrahim Raisit u shoqërua me pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhje që nga Revolucioni Iranian. Miliona iranianë me të drejtë vote nuk morën pjesë në shenjë proteste ndaj një votimi që u pa si i manipuluar në favor të zotit Raisi.

Ndër ata që votuan, 3.7 milionë vetë dorëzuan fletëvotime të pavlefshme, një shifër shumë më e lartë se numri i regjistruar në votime të mëparshme.

Zgjedhja e zotit Raisi u siguron pasuesve të vijës së ashpër një kontroll të fortë mbi qeverisjen në Iran, ndërkohë që në Vjenë vazhdojnë përpjekjet mes vendeve aleate të interesuara të ringjallin marrëveshjen bërthamore me Teheranin. Në një kohë kur Irani po pasuron uranium në gradën 60% — niveli më i lartë që ka arritur ky vend ndonjëherë, por ende larg pasurimit të nevojshëm për një armë bërthamore — përfaqësuesit e fuqive botërore përmbyllën të dielën një raund bisedimesh në Vjenë duke deklaruar se qeveritë e përfshira në negociata duhet të marrin vendimet e nevojshme politike për riaktivizimin e marrëveshjes.

Zgjedhja e zotit Raisi ka zgjuar shqetësime se mund të ndërlikojë kthimin në marrëveshjen bërthamore. Në komentet e tij të hënën, ai u shpreh se lehtësimi i sanksioneve është “temë qëndrore në politikën tonë të jashtme” dhe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara “të vënë në zbatim angazhimet e tyre” në bazë të marrëveshjes.VOA

Previous Post

Greqia heq kufizimet për udhëtimet nga Shqipëria por ruan kushtet

Next Post

Pergjimet, si u kap grupi qe leshonte teste covid fallco ne Tirane, momentet me pikante nga hetimi

droni

droni

Next Post
Gazetari rrefen rastin te infektivi: Erdhi vete por nuk u pranua, duhej te shoqerohej nga 127

Pergjimet, si u kap grupi qe leshonte teste covid fallco ne Tirane, momentet me pikante nga hetimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.