Policia e Portit të Durrësit sekuestroi një sasi të konsiderueshme paundësh të fshehur në një kamion që vinte nga Italia.
Nuk dihet ende sasia e vlerës monetare të kapur, pasi efektivët e policisë po vijojnë ende numërimin e tyre.
Furgoni kishte mbërritur ditën e sotme me traget nga Italia dhe u kontrollua në vijën e dytë të kontrollit ku edhe u gjetën paratë.
Policia ka bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit, ndërkohë që operacioni është në vijim e sipër. m.k











