Gjykata e Posacme e Apelit dënoi sot me 14 vjet burg Arbër Çekajn për trafikimin e 613 kg kokaine, që u kap në Portin e Durrësit gati dy vjet më parë.
Ndërsa janë dhënë 10.8 vite burg për administratorin e kompanisë, Donaldo Lushajn, dhe 8.8 vite për shoferin Armando Pezakun.
Të arrestuarit përfituan gjykim të shkurtuar, ndërsa pa gjykim të shkurtuar Çekaj ka 21 vite burg, Lushaj 14 dhe Pezaku 10.
Arbër Çekaj e ka pritur vendimin me qetësi dhe duke qeshur.
Pas shpalljes së vendimit ka reaguar avokati Maks Haxhia i cili deklaroi se dënimi i klientit të tij Cekaj ndodhi për shkak se gjykata dhe prokuroria po fshehin trafikantin e vërtetë.
Avokati i Arbër Çekajt, Maks Haxhia, ka komentuar vendimin e Apelit të Posaçëm për të dënuar Çekajnë me 14 vite burg.
“Është për të ardhur keq që kjo gjykatë është kthyer në një gjykatë noterë të prokurorisë. Dënoi një njeri pa asnjë provë, madje nuk i dha as të drejtë të mbrohej në konkluzionet përfundimtare. Nuk e la të fliste. Prandaj dhe Arbër Çekaj solli me shkrim të gjithë mbrojtjen e tij. U dënua për të mbrojtur trafikantët e vërtetë. Policia qëllimisht hapi kontenierin tek magazina e Cekajt që të keorinetonte për pritësin e drogës”, tha Maks Haxhia.a.b












