Rreth orës 16:50, një person, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës.
Viktim është identifikuar si Gramoz Veli Aliaj nga fshati Plyk, njësia administrative Portëz, bashkia Fier. m.k











