Në foto momenti i shkëputjes
Mediat italiane publikuan pamjet rrëqethëse kur një kabine teleferiku në Mottarone u rrëzua e humbën jetën 14 persona. Vetëm një djalë i vogël mundi të shpëtojë.
Ngjarja ndodhi në 23 maj dhe shkaktoi polemika të shumta në Itali.
Nga pamjet e publikuara shihet se kabina këputet ngjitur me posrtën e stacionit të mbërritjes për shkak se u këput njëra nga kavot. Kabina tërhiqet mbrapsht me shpejtësi. Më pas ajo u përplas në një reliev malor duke shkaktuar tragjedinë.











