Një person humbi jetën sot pasi u aksidentua me motorr. Ngjarja ndodhi në Krahës në Tepelenë.
“Rreth orës 10:00, në një rrugë rurale në fshatin Krahës 1, Memaliaj, shtetasi A. H., 68 vjeç, banues në fshatin Krahës, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e dëmtimeve të marra ai ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital”, njoftoi policia e Tepelenës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.a.b











