
Një tërmet i fuqishëm ka goditur kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin duke shkaktuar dëme materiale si dhe disa të plagosur. Tërmeti ka qenë i shkallës 5.4 ballë dhe lëkundjet e tij u ndjenë edhe në qytetet e tjera të Maqedonisë , Kosovës e Shqipërisë.

Gjithashtu televizionet në Maqedoni kanë raportuar evakuime në qendrat tregtare: City Mall, Capitoll Mall dhe Ramstore Mall.











