Dy elektricistë humbën jetën sot në mënyrë tragjike në Roskovec, pasi një shtyllë elektrike u rrëzua ndërkohë që ata po punonin në të. Ngjarja ndodhi në 10.30 në fshatin Jagodinë.
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.
Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.












