
Shoqërimi i kutive të votimit nga qendrat e votimit në qendrën e numërimit të votave është një proces delikat por po aq edhe “ceremonial”. Përvec makinës që transporton vota vijojnë ngjitur me të edhe disa makina të tjera ku qëndrojnë komisionet e votimit, përfaqësues të partive politike, deputetë nga partitë kryesore, vëzhgues dhe përfaqësues të medieve.
Në foto është transporti i kutive të votimit nga Maqellara në drejtim të Peshkopisë.











