Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti tha sot pas përfundimit të procesit të votimit në Dibër se kandidati i PS ka fituar zgjedhjet.
Gjylameti nuk ka ofruar ndonjë të dhënë apo exit poll që reflekton pretendimin saj por ka deklaruar me siguri se fitorja është brenda në kutitë e votimit.
“Dibranët e kanë bërë sot zgjedhjen e duhur. Na mbetet të lexojmë votat. Ajo që kërkojmë ka të bëjë me faktin që subjekte politike duhet të pranojnë rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Fitorja e kandidatit tonë është brenda kutive dhe këtë do ta dëshojmë në fund të numërimit”, deklaroi Gjylameti.
E pyetur nga gazetarët se sa do të zgjasë procesi i numërimit, deputetja socialiste tha se pritet që të përfundojë pasditen e nesërme.












