• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Për herë të shtatë e të fundit mbi Minishengenin

droni by droni
11 June, 2021
in Kryesore, Opinion
0
GENC POLLO/ Për herë të shtatë e të fundit mbi Minishengenin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo

Samiti i Ballkanit Perëndimor, që u mbajt të enjten në Tiranë, ishte një hap tjetër për konsolidimin e Tregut të Përbashkët Rajonal (Common Regional Market) i cili është një nga produktet kryesore të Procesit të Berlinit. Ky Treg tok me CEFTA-n, një kuadër për marreveshje tregtare ku shtetet ballkanike kanë hyrë para më shumë se një dekade, janë instrumentat kryesore për integrimin e zhvillim ekonomik në Ballkanin Perëndimor si dhe për përgatitjen për t’u bërë ekonomikisht i pranueshëm në BE (Kriteri i Kopenhagenit nr. 2). Komisioneri për Zgjerimin z. Várhelyi njoftoi se në dispozicion janë fonde të mëdha europiane për konsolidimin e Tregut e për projekte infrastrukturore.

Ky në vetvete ishte lajmi i rëndësishëm i samitit që meriton analiza mbi mundësitë që ofrohen e rekomandime për përfitim maksimal prej tyre. Vlen të diskutohet nëse orientimi do të jetë tregtia pa tarifa që favorizon Serbinë, e cila ka më shumë se të tjerët njësi ekonomike prodhuese-eksportuese apo do të jenë projektet infrastrukturore ndërkufitare nga të cilat përfitojnë të gjitha shtetet e rajonit.

Por vëmendjen e tërhoqi më shumë diçka tjetër: deklarata e Edi Ramës në prani të Komisionerit Várhelyi se sot ai po e dorëzonte nismën e Minishengenit në gjirin e sigurt të Komisionit Europian. Pa u marrë me aftësinë e magjistarit për të dorëzuar diçka që nuk ekziston as me heshtjen e Komisionerit mbi “marrjen në dorëzim” të nismës do të ndalesha shkurt në disa fakte kryesore të Minishengenit.

E shpallur në Serbi në tetor 2019 nga Presidenti serb Vućič, kryeministri shqiptar Rama e ai verimaqedonas Zaev nisma e Minishengenit do të synonte realizimin e katër lirive europiane (qarkullimi i lirë i personave, mallrave, shërbimeve e kapitalit). Në nëntor e dhjetor të po atij viti po ata pjesëmarrës u mblodhën përkatësisht në Ohër e në Tiranë për të përsëritur po ato deklarata qëllimesh si herën e parë. Më tutje nuk pati më mbledhje as fizike e as online dhe nga mesi i v. 2020 gjëja u harrua.
Fillimisht duhet të them se nëse deklaron në Ballkan se do të krijosh aty realitete të BE-së nuk ka të keqe; vetëm se është thënë si tepër shpesh e herë me vend e herë pa vend; nëse përpiqesh në Ballkan që të krijosh aty realitete të BE-së është e lavdërueshme; por të realizosh në Ballkan vërtet realitete të BE-së meriton falenderim e respekt.
Me kategorizimin e mësipërm nisma e Minishengenit mbetet në nivelin nr. 1 të deklarateve. Ajo nuk njohu dokument themelues që përmbante synimet e rregullat e aktivitetit, nuk pati sekretariat koordinues madje as grup pune mes tre shteteve, nuk pati takim trepalësh ministrash e funksionarësh për çështje konkrete si dhe mbi të gjitha nuk pati një raport të realizimeve të saj.
Shërbeu për propagandë të brendshme për secilin nga tre pjesëmarrësit dhe po të mbetej me kaq nuk do të kishte arsye të flitej më tej për të. Por problemi me nismën është tek dëmi që solli. Jo se vërtet do të rikrijonte Jugosllavinë e Re (minus Slloveninë e Kroacinë e plus Shqipërinë) edhe pse shumëkujt pikërisht këtë i kujtoi; kjo druajtje ishte e ekzagjeruar. Minishengeni solli përçarje në Ballkan pasi u shpall si fakt i kryer vetëm nga tre shtete ndërsa tre të tjerët, Kosova, Mali i Zi e Bosnje-Hercegovina refuzuan vazhdimisht, secili me arsyet e veta, t’i bashkoheshin atij. Në një rajon të dalë nga një luftë e përgjakshme e me plagë ende të pashëruara dasi të tilla nuk janë të këshillueshme. Kjo sjellje e faktit të kryer është në kontrast të madh me metodën europiane ku negociohet me durim e diplomaci e vetëm mbasi bien të tërë dakord vijohet me shpallje e ceremoni.
Minishengeni solli një përçarje midis Shqipërisë e Kosovës (ndryshe nga afera e copëtimit territorial në këtë rast organet shtetërore e klasa politike në Prishtinë e kundërshtuan në unison). Qeveria në Tiranë shkeli angazhimin standart të marrëveshjeve dypalëshe Shqipëri-Kosovë se për çështje rajonale do të kishte konsultim e koordinim para vendimeve e veprimeve. Qeveria e Tiranës e ekspozoi ndërkombëtarisht Kosovën si refuzuese të një nisme me emër europianist përballë Serbisë e Shqipërisë dhe e lëndoi në një pikë sensitive për të.

Para se të shkruaja këto rradhë kërkova në kompjuter për Minishengenin e më rezultuan se kisha shkruar gjashtë artikuj për të (4 shqip, një anglisht e një gjermanisht). Për një çast ata mu dukën si gjashtë burrat që futen në lumë për të nxjerrë gurin proverbial të hedhur nga marroku fshatit. Pastaj e qetësova veten duke thënë se sqarimi mbetet i dobishëm pasi njerëzimi mëson nga gabimet; në mos i gjithë njerëzimi, një pjesë e tij. Thënë kjo, lipset të jemi të tërë të kënaqur që Minishengeni, nga dita e enjte, prehet zyrtarisht në varrezën e nismave të kota. Si dhe unë që herën e shtatë shkrujta epitafin e tij.

Genc Pollo
Ish ministër e deputet
11 qershor 2021

Previous Post

LAJMI I FUNDIT/ Pas disa ditësh rikthehen vdekjet nga covid, sa janë infektimet në 24 orët e fundit

Next Post

Rama prezanton fluturimet 1 euro nga Kukësi, nuk thotë datën kur nisin

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit

Rama prezanton fluturimet 1 euro nga Kukësi, nuk thotë datën kur nisin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.