Porti turistik i Durresit, projekt
Qeveria shqiptare ende është në bisedime me kompaninë Emaar në lidhje me ndërtimin e portit turistik në Durrës ndryshe nga sa u deklarua para zgjedhjeve kur u prezantua edhe projekti në qytetin e Durrësit.
Bëhet fjalë për projektin 2 miliardë euro që kryeministri Rama e nxori nga mënga vetëm pak para zgjedhjeve të 25 prillit.
Ndërkaq sot Autoriteti Portual i Durrësit ka hapur garën për projektin që do të ketë porti i ri tregtar në zonën e Porto Romanos me një cmim prej 9.5 milion euro ndërkohë që vlera e ndërtimit shkon në 500 milionë Euro.
Kjo vlerë është e afërt me atë inceneratorëve, 4 komplekse teneqesh të cilat po i financon qeveria duke ia dhënë një kompanie private me koncesion.
Edhe porti tregtar pritet të jepet me koncesion për t’u ndërtuar me burimet financiare private, ndërsa mbikëqyrja e tij do të bëhet nga Autoriteti Portual. m.k












