Gripi i shpendëve ka hyrë në Shqpëri dhe rrezikon përhapje të shpejtë, njoftoi këtë mbrënje Ministria e Bujqësisë.
Sipas njoftimit deri tani janë zbuluar tre vatra të gripit të shpendëve, në Fushë- Krujë, Dajt dhe Bujan të Tropojës.
Ministria thekson se shërbimi Veterinar kreu eliminimin e shpendëve të prekur dhe të dyshimtë, si dhe mori masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.
“Pas analizimit të mostrave nga rastet e dyshimta në shpendë të oborrit, në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), është konfirmuar prania e Gripit të shpendëve (Influenca Aviare) të tipit H5N8.
Sëmundja është e pranishme vetëm në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan. Shërbimi Veterinar kreu eliminimin e shpendëve të prekur dhe të dyshimtë, si dhe mori masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes” thuhet në njoftimin e ministrisë së Bujqësisë. m.k











