Shoqata e Bashkive ka shkarkuar sot nga posti i kryetares Voltana Ademin që është kryetare e bashkisë së Shkodrës duke zgjedhur në vend të saj kryetarin e bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreun.
Sipas Ndreut ky vendim i sotëm është marrë për shkak se shoqata kishte dy vite që nuk funksiononte, dhe nuk ka asnjë lidhje me pretendimet e Ademit, e cila ka thënë se pas këtij veprimi fshihen interesat e socialistëve, për të tërhequr një padi për zgjedhjet e 2019 në Gjykatën Kushtetuese.
“Në Asamble marrin pjesë kryetarët e bashkive, zgjodhëm ekipin drejtues të shoqatës e cila kishte dy vite që nuk mblidhej dhe nuk funksiononte. Kërkuam mbledhjen e jashtëzakonshme të asamblesë, u zgjodh kryesia e përbërë nga tre vetë, unë u zgjodha kryetar. Ne nuk merremi me fantazira, në shoqata aderojnë bashkitë dhe jo kryetarët, nuk ka të bëjë me emrin e kryetarit, nuk kanë të bëjë emrat”, tha Ndreu.
Voltana Ademi u ka shkruar ambasadorëve në vendin tonë një letër për veprimet e ndërmarra nga Ndreu dhe kryetarë të tjerë të bashkive socialiste me synim tërheqjen e padisë për zgjedhjet lokale në Gjykatën Kushtetuese.
Në emër të shoqatës së Bashkive Voltana Ademi ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për zgjedhjet lokale të vitit 2019, të cilat u mbajtën për herë të parë në 30 vite pa opozitën. a.b













Te gjithe pushtetin sovjeteve, edhe nen mbikqyrjen amerikane?!
Po ju sikur thate se ishit gati te bashkeqeveriseshit, apo na ben veshet neve na…?!
Kush ua rriti voltazhin, qe e hoqet Voltanen, nese nuk kishit ndonje arrivizem te momentit?!
U doli frika prej Turmave te Marsit?
Po prej vetes, prej vetes nuk druheni paksa: harroni qe rrotulla vjen perqark?!
Qe, ajo, rrotulla e Kohes, s’do tia dij fare as per Berjoshen, as per Meten, por as per ju te gjithe Bashke, kaq gje nuk e paskeni mesuar?