“Nëse Rama fiton në Dibër meritojmë një kabinet ministror”, ka deklaruar në një intervistë për report tv, Ermal Telha, sekretar i Partisë Drejtësi, Integrim e Unitet duke shpjeguar se strukturat e partisë kanë punuar maksimalisht për fitoren e kandidatit të majtë për bashkinë Dibër, Muharrem Rama.
“Nuk është surprizë rezultati i deritanishëm në Dibër. Ky rezultat është një detaj që tregon forcën e vërtetë të PDIU-së. Nëse Bashkia e Dibrës fitohet nga Muharrem Rama, në e meritojmë një kabinet ministror pasi tregon se PDIU është aleate e fuqishme e ASHE-së” tha Telha.
PDIU beri fushte agresive ne Diber dhe eshte pergjegjese per manipulimin e votive ne disa fshatra permes eksponenteve te saj shpesh te lidhur me krimin.











