Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se ftesa e qeverisë ka qenë e pasinqertë, pasi prej tre muajsh kanë rënë dakord për kandidaturën e Presidentit të Republikës.
Sipas tij, “kandidatura e Presidentit popullit i shitet një fasadë, por pas qëndrojnë pazaret”.











