Qemal Bici, 56 vjeç ka goditur disa herë me sëpatë të shoqen Mineveren, në vende të ndryshme duke i sjellë asaj vdekjen e menjëhershme.
Çifti kishte pasur herë pas here sherre me njëri tjetrin.
Çifti kishte katër fëmijë. Qemali më pas vari veten ne litar. Ngjarja ndodhi në fshatin Dragostunjë.
Librazhd/ Informacion paraprak
Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Qemal Bici, rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen Minevere Bici rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b












