Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me një ngjarje të rëndë të ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Rreth orës 11:00 një qytetar ka gjetur në zonën e njohur si Kodër Selitë një trup të skeletizuar. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, kufomës i mungonin disa gjymtyrë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se trupi është i seksit mashkull dhe të ketë rreth një vit që ka vdekur.
Nga veprimet procedurale – thotë policia – nuk konstatohen dëmtime në pjesën e kafkës.
“Trupi i gjendur u dërgua për ekzaminim në mjekësinë ligjore”, përfundon njoftimi.











