Gazetari Ylli Dylgjeri ka uruar sot për Bajramin ndërkohë që ka treguar një moment plot me humor me gazetarin e njohur dhe drejtuesin e emisionit “Ëake Up” në Top Channel.
“Ishte viti 1998. Ditë Bajrami. Mëngjez. Drejtoja për pak kohë Radion Koha.
Në transmetim në lajmet e mëngjezit ishte gazetari i talentuar, moderatori i “Make up”
në Top Channel Eno Popi. Ishte fare i ri. Sapo kish marre përgjegjësite në jetë.
Edhe pak minuta dhe ora binte 7.00. Unë dhe Kryredaktorja e lajmeve Amalia Dhamo
rrinim pas xhamit, në studion e transmetimit.
Sekondat rridhnin 07.06.05. 04…
Eno po priste hapjen On Air.
Në çast më kujtohet se duhej filluar trasmetimi me urimin per besimtaret myslimane. Nuk pres po i therras Enos nga pas xhamit:
Fillo me Urimin Gezuar Bajramin!….
Por me kot. Eno e kish degjuar përgjysëm…
ON Air.
Eno fillon trasmetimin me urimin: Gëzuar Bajram Currin!!!
Shpërthejmë gazit. Ishte fillimi. Eno s’kish mbushur ende 16 vjeç.
Ky lapsus u tregua për shume kohë në redaksi. E kujtova sot për humor.
Gëzuar Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!”











