Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dërguar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit të madh Pirro Mani.
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta e ikonës së teatrit Pirro Mani.
E sotmja është një ditë e trishtë për teatrin, një ditë e trishtë për artin shqiptar, një ditë e trishtë për artdashësit.
Në këto orë të vështirë për familjen Mani i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta bashkëshortes znj. Pavlina Mani dhe fëmijëve, si dhe kolegëve e miqve të tij në botën e artit.
U prehtë në paqe!”, thuhet në mesazhin e Bashës. a.b












