Grabitet një shtëpu gjatë natës me familjarë brenda.
Në Fshatin Stajk të Bashkisë Vau Dejës gjatë natës dy persona të maskuar kanë hyrë në një banesë dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur 500 mijë lekë.
Në shtëpinë e familjes Meli ndodheshin djali 25 vjeçar dhe dy prindërit e moshuar. Ngjarja ka ndodhur në orën 3:00 të mëngjesit të ditës së sotme.
Policia ka shkuar më vendngjarje por nuk ka gjetur ende të dhlna në lidhje me autorët e kësaj grabitjeje. a.b











