• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPECIALE/Kush e vrau Azem Hajdarin? Media italiane një ditë pas 12 shtatorit 1998

admin by admin
12 September, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
SPECIALE/Kush e vrau Azem Hajdarin? Media italiane një ditë pas 12 shtatorit 1998
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

13 shtator

Ora 02.00. Sipas Ministrisë së Rendit në Tiranë është dhënë gjendja më e lartë e gatishmërisë për të gjitha komisariatet e vendit. Ndërkohë që efektivat e trupave speciale janë dislokuar pranë objekteve më të rëndësishme, ku mund të ketë edhe trazira të mundshme.

Ora 6.00. “Rilindja Demokratike”, faqja e parë: “Klika vrau Azem Hajdarin”, “Fatos Nano mbyt në gjak selinë e Partisë Demokratike”, “Kryekrimineli Fatos Nano të largohet nga Shqipëria”, “Shefi i krimeve të Tropojës Jaho Salihi është identifikuar si një nga vrasësit, që kanë shkrepur automatikët nga makina me targë VL0676”, “Vrasësit janë të lirë”.

Faqja e dytë: “…Ndërsa rreth dhjetë kirurgë të njohur të spitalit Ushtarak po bënin të pamundurën me jetën e njërit prej shoqëruesve të goditur në pritë, të afërm dhe miq të tyre, pasi i njohën me hollësi të ngjarjes tragjike, detyruan të largoheshin një furgon me policë që ishte stacionuar në hyrje të urgjencës së Spitalit Ushtarak. “Shporruni, Azem Hajdari nuk ka nevojë të ruhet i vdekur”, i bërtiti një grua policëve. Sytë e përlotur dhe kokat e rëna të demokratëve thërrisnin dje hakmarrje. Lajmi i zi u përhap bashkë me emrin e vrasësit”.

azem hajdari i vrare

Shtypi italian: Është vrarë në Tiranë zëvendësi i Berishës

Diplomati i Parë doli që mëngjes herët nga apartamenti i tij dhe shkoi në kioskën më të parë të gazetave. Bleu menjëherë një tufë prej tyre dhe gati duke rendur mori rrugën për në Ambasadë. Në zyrë qetësia ishte e shurdhër. Çdo lëvizje, madje edhe shfletimi i faqeve të gazetave, kumbonte.

Ndezi kompjuterin dhe sapo ekrani u mbush me tekstin format të faqes, ku ai shkruante raportin ditor, nisi të shkruajë: “Cili ishte për gazetarët italianë Azem Hajdari?” Pastaj rreshtoi: “Corriere della Sera” – “Është vrarë në Tiranë zëvendësi i Berishës”; “Il Giornale” – ” Është vrarë më besniku i Berishës”; “La Repubblica” – “Hajdari i konsideruar si shef i ultrave të Partisë Demokratike”, “Azem Hajdari, udhëheqësi i “të ashpërve” të PD-së”; “L’Unità” – ” Është vrarë në Tiranë krahu i djathtë i Sali Berishës”.

Si u vra?

“Corriere della Sera” – “U mitralua ndërsa po delte nga selia e partisë, afër sheshit Skënderbeu, më i rëndësishmi i kryeqytetit. Bashkë me të vdiq edhe një nga dy truprojat që nuk i ndaheshin. Tjetri është duke vdekur në spital”; “La Stampa” – “Mbrëmë, ndërsa në Tiranë binte një shi i madh, është vrarë në një atentat deputeti Azem Hajdari…”; “La Repubblica” – “Atentatorët kanë pritur që deputeti të delte nga selia e Partisë Demokratike dhe e kanë mitraluar nga një veturë që ecte”.

Kush akuzohet si vrasësi i tij?

“La Stampa” – “Sali Berisha ka akuzuar një polic si përgjegjës të këtij ekzekutimi dhe e ka lidhur ngjarjen me kryeministrin Fatos Nano, i cili të premten në mëngjes ishte kthyer nga një vizitë në Portugali. Berisha ka shtuar se vrasësit kanë ikur me një veturë me targën e Vlorës, duke përzierë kështu drejt për së drejti qytetin e jugut, i cili ishte teatër, vitin e shkuar, i një revolte të armatosur dhe që gjithnjë është cilësuar kështjella elektorale e kryeministrit shqiptar…”; “L’Unità” – “Akuzohet qeveria”, “Opozita akuzon Nanon”. “Në një televizion privat, Partia Demokratike e ish-presidentit Sali Berisha, ka akuzuar policinë se është përgjegjëse e drejt për drejtë e vrasjes së liderit të partisë Azem Hajdari dhe e një prej truprojave të tij”; “Corriere della Sera” – “Vrasësit, të mbërritur para selisë së partisë me një autoveturë, pas kryerjes së krimit kanë lënë në vend dy mitraloza kallashnikovë dhe janë larguar të pa shqetësuar”.

Image result for azem hajdari

Reagimi i qeverisë shqiptare.

“L’Unità” – “Nga Ministria e Brendshme kufizohen të thonë se deri ku kanë shkuar hetimet dhe japin një version krejt tjetër të asaj që ka ndodhur”; “La Stampa” – “Ministria e Brendshme ka thirrur një mbledhje, ndërsa qeveria, me një komunikatë të shpërndarë në Tiranë, e ka cilësuar atentatin “një akt të rëndë kriminal” dhe i ka bërë thirrje popullit që të bashkëpunojë për të kapur përgjegjësit”.

Përse duhet ta kenë vrarë?

“Il Giornale” – “Në javët e fundit, pas arrestimit të gjashtë eksponentëve të ish-qeverisë demokratike, gjendja politike në Shqipëri është bërë shumë e tensionuar dhe Hajdari ishte ndër kryesorët organizatorë të gjitha manifestimeve në shesh që përditë po zhvillohen në të gjitha qytetet e vendit”, “Midis themeluesve kryesorë të Partisë Demokratike të Sali Berishës, muajt e fundit ishte në krah të ish-kryetarit të shtetit, udhëheqësit aktual të opozitës, në një numër manifestimesh në shesh, ku kërkohej me forcë dorëheqja e qeverisë së tanishme të kryeministrit Fatos Nano”.

Image result for protesta me 14 shtator azem hajdari

Efekti i ngjarjes.

“La Stampa” – “Shqipëria po fillon të dridhet…Dhjetëra njerëz janë mbledhur përpara selisë së Partisë Demokratike, duke thirrur në mënyrë kërcënuese: “Na jepni armë!” Krimi rrezikon të shndërrohet në një tërmet në jetën politike tashmë të nxehur në Shqipëri”.

Kush kishte tentuar më parë për ta vrarë?

“Corriere della Sera” – “Hajdari më 8 shtator të vitit të kaluar u plagos me armë zjarri në sallën e parlamentit nga një deputet socialist”; “La Repubblica” – “Azem Hajdari u plagos me pistoletë vitin e shkuar në sallën e parlamentit nga një deputet socialist…”; “La Stampa” – “Majin e kaluar Hajdari i shpëtoi një atentati në qytetin verior të Tropojës, prej nga ku ai ka origjinën”.

Image result for protesta me 14 shtator azem hajdari

Ora 11.00 dhe më tej

Në Tiranë qeveria ishte në mbledhje kur drejt dritareve shpërthyen breshëritë e para të armëve dhe gurëve. Pastaj gjëmuan krismat e armëve. Zjarri përfshiu makinat që rrethonin godinën e qeverisë. Turma ngjiti shkallët dhe të armatosur e të revoltuar bashkë u futën brenda ndërtesës, zunë të gjithë katin e parë. Ushtarët e gardës qëlluan vetëm në ajër. Civilë të tjerë krijuan një perde zjarri për të penguar ngjitjen e turmës në katin e dytë. Pikërisht në një nga sallat e këtij kati po bëhej mbledhja e qeverisë. Disa protestues arritën të vënë këmbë edhe në korridorin e tij të gjatë, por mbrojtësit arritën t’i zmbrapsin.

Ndërkohë prapa godinës u ishte vënë zjarri të tetë makinave të parkuara aty, shumica të ministrave të futur në mbledhje.

Pas kësaj qeveria pati ndërprerë mbledhjen dhe kryeministri kishte ngarkuar ministrin e Brendshëm të shkonte menjëherë në selinë e tij për të administruar situatën. Në vijim Fatos Nano doli nga dera e pasme e godinës dhe iku me makinën e tij të blinduar. Pas tij edhe dy nënkryeministrat. Ministrat e tjerë u larguan pothuaj me vrap bashkë me ushtarët e Gardës së Republikës.

Shumë shpejt në katin e parë shpërtheu zjarri. Protestuesit po u vinin flakën zyrave dhe gjithçkaje tjetër.

Në orën 11. 20 u mësuan emrat e viktimave të para. Gjatë protestës qe vrarë S. K., 59 vjeç, ish-sekretar i Ballit Kombëtar të Tiranës. Ishin plagosën komandanti i Gardës së Republikës H. L., si dhe një vajzë 15-vjeçare.

Në orën 11.30 nga Presidenca u njoftua se kryetari i Shtetit e kishte ndërprerë vizitën e porsanisur në Greqi. Ndërkaq ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Daan Everts, i pati telefonuar Sali Berishës: “Bëni durim deri në zbardhje të enigmës”.

Në orën 12.30 ambasada amerikane në Tiranë shpalli një deklaratë, nëpërmjet së cilës shprehej se shqiptarët duhej ta ruanin qetësinë. “Vdekja e Azem Hajdarit nuk duhet të shfrytëzohet”, tha mes të tjerash ambasadorja Mariza Lino.

Image result for protesta me 14 shtator azem hajdari

Ministri italian i Mbrojtjes i druhet rrezikut të ndërhyrjes në ngjarjet e Tiranës edhe të njësiteve të armatosura kosovare që mbështetnin ish-presidentin Berisha

Njoftimet e para rreth efektit të asaj që kishte ndodhur në Tiranë mbërritën në teletekstin e RAI-t në orën 15.58. Ministria e Jashtme Italiane “në pritje të verifikimit të zhvillimit të gjendjes nuk këshillonte tani për tani që italianët të shkonin në Shqipëri”. Në orën 17.00 u njoftua se qeveria italiane ishte futur në një mbledhje urgjente. Në mbyllje të saj teleteksti njoftoi se kryeministri Romano Prodi kishte bërë thirrjen “Të ndalohet dhuna në Shqipëri”.

Teleteksti evidentoi edhe një thënie të ministrit të Mbrojtjes. Që në titull ai ishte formuluar me fjalët “Shqipëri, Andreata: Kam frikë për një Liban të ri”. Sipas deklaratës së tij ministri trembej prej rrezikut të ndërhyrjes në ngjarjet e Tiranës edhe të njësiteve të armatosura kosovare që mbështetnin ish-presidentin Berisha. Këtë gjë ato mund ta bënin duke u rreshtuar me manifestuesit. “Druhem se mos krijohet një situatë që mund të riprodhojë atë që në Liban u verifikua në Shtatorin e Zi”, kishte saktësuar Andreata.

Komunikata e qeverisë italiane u transmetua nga ANSA në orën 19.34. Në të, mes të tjerash, thuhej: “Ndërkohë që pritet që autorët e gjestit të ndiqen menjëherë nga ligji, qeveria italiane nënvizon në shpirtin e miqësisë që karakterizon marrëdhëniet mes dy vendeve, nevojën që t’i jepet fund dhunës dhe që i gjithë vendi dhe forcat e tij politike të përsërisin angazhimin e tyre për të kapërcyer vështirësitë në emër të interesit suprem dhe të përbashkët për të përcaktuar kushtet e një bashkëjetese civile”.

Po atë mbrëmje qarkulloi në rreth të ngushta në Romë edhe lajmi se Romano Prodi kishte lajmëruar një vizitë të tij blic në Tiranë dhe për këtë gjë edhe Ministria e Jashtme Italiane kërkoi një korridor ajror. Udhëtimi u anulua në çastet e fundit për arsye sigurie.

Ndërkohë në Tiranë, në orën 18.00, të gjitha partitë e spektrit të djathtë bënë një deklaratë: “Deri nesër, në orën 12.00, Fatos Nano të japë dorëheqje. Ndryshe partitë e djathta nuk mbajnë përgjegjësi”. Zgjidhja e vetme mbetej ngritja e një qeverie teknike.

Pastaj deklarata-ultimatum i shkoi Presidentit të Republikës.

Në orën 19.00 u zhvillua një takim midis ambasadores amerikane, Mariza Lino, atij italian Marcelo Spatafora, Fatos Nanos dhe Rexhep Meidanit. Ajo u krye në zyrën e këtij të fundit. Kryeministri mori mbështetjen për të mos u larguar me dhunë.

Në orën 20.00 Fatos Nano u rikthye në kryeministri për të rimbledhur bashkëpunëtorët.

Mesnatë. Pas pak niste 14 shtatori. Vazhdon mbledhja e Këshillit të Ministrave. Erdhi lajmi se Romano Prodi kishte anuluar takimin me Fatos Nanon në Panairin e Barit.

Në mbyllje të mbledhjes ai bëri një konferencë shtypi ku pohoi se nuk do të jepte dorëheqje, por do të bënte të gjitha përpjekjet për një zgjidhje politike me konsensus.

Duke i gdhirë një ministër i porsakthyer në shtëpinë e vet i ra telefonit për t’i kërkuar një takim pune shefit të tij, por Nano iu përgjigj “Vështirë… Jam në lëvizje…”.

Dhe sinjali u ndërpre.

Shqiptarja.com

Previous Post

FOTO/ Mbretëresha 90-vjeçare merr timonin, shikoni kë shëtit me Range Rover

Next Post

Rrëfimi i sinqertë i prostitutës: Ja pse burrat i tradhëtojnë gratë

admin

admin

Next Post
Rrëfimi i sinqertë i prostitutës: Ja pse burrat i tradhëtojnë gratë

Rrëfimi i sinqertë i prostitutës: Ja pse burrat i tradhëtojnë gratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.