Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot kërkesën e PD për pavlefshmëri në qarkun e Gjirokastrës duke paralajmëruar kështu një sërë vendimesh të tjera që do të vijojnë për 8 qarqe ende në proces.
Ky është vendimi i parë i Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet e 25 prillit të cilat nuk janë pranuar nga opozita në mënyrë joformale.
Edhe LSI kishte kërkuar pavlefshmëri në qarkun e Gjiroakstrës.
Avokati i PD per zgjedhjet, Ivi Kaso e konsideroi kete vendim si te nxituar nga ana e kolegjit zgjedhor.a.b











