Rreth orës 09:15, në hyrje të fshatit Nivicë, Tepelenë, është rrëzuar nga “Ura e Madhe” shtetasi A. B., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj (dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe pritet ndërhyrja e grupit të forcave Renea për nxjerrjen e shtetasit A. B., pasi është terren shumë i vështirë.
Lartësia e rënies është afro 100 metra ndërkohë që i moshuari po shkonte për të mbledhë bimë medicionale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.











