Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa nxjerr videon në të cilën ministrja Belinda Balluku deklaron se baypassi i Vlorës përfundon në mars 2021.
Deklarata e Ina Zhupës:
Bypass i Vlorës duhet të përfundonte sipas kontratës në shkurt 2021.
Kjo gjë nuk është arritur dhe ende vazhdojnë punimet.
Balluku në vend të marri masa, sa herë viziton punimet në Bypass i Vlorës jep afate të ndryshme për përfundimin e tyre. Deri tani ka dhënë 3 afate të ndryshme në 3 prononcimet e saj. Kontrata vazhdon të zvarritet pa u përfunduar në kohë edhe pse i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 35 milion euro!
Në daljen e fundit nuk fliste më as për përfundimin e punimeve por për një hapje provizore sa për të kaluar rradhën.
Afatet janë për tu zbatuar në shërbim të qytetarëve dhe jo për të bërë lojra fjalësh ministria sa herë i duhet të dal në tv. m.k












