Personi që mbeti i plagosur është shtetasi Edison Begaj, 38 vjeç. Atentati i është bërë përpara banesës së tij në fshatin Kaninë.
38-vjeçari është qëlluar me katër plumba në pjesën e poshtme të trupit, në këmbë, ndërkohë qe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Begaj ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, në maj të vitit të kaluar, ku i është kërkuar që të deklarojë pasurinë e tij. Ai ka qenë i arrestuar më herët në Vlorë dhe në Itali, për trafikun e sasive të mëdha të drogës.
Ende nuk është kapur autori dhe nuk dihet shkaku i plagosjes. a.b











