Një person është plagosur me armë zjarri këtë mesnatë në Vlorë. Ai është 38 vjeç dhe mban inicialet E.B nga Kanina.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 29.05.2021, rreth orës 23:30, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. B, 38 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.












