Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy vëllezër, të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri të 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorrit.
Është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe shpallja në kërkim e tyre.
Dyshohet se shtetasi Aldo Kodra në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin Klajdi Kodra gjatë një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri 19-vjeçarin Kaçorrin.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.m.k











