Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi Ergys Likaj, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sipas burimeve spitalore ai është futur në operacion dhe mendohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.m.k











