Shqipëria ka lejuar uljen e avionëve nga Bjellorusia në Rinas duke thyer vendimin e BE për të ndaluar avionë nga flota bjelloruse për të perdorur aeroportet dhw hapësirën ajrore të vendeve të BE.
Shqipëria nuk është vend i BE por i bashkangjitet në tërësi vendimeve të saj në pokitikën e jashtme sic janë sanksionet ndaj Rusisë etj.
Sot ka mundur që të ulet në aeroportin “Nën Tereza” avioni I ardhur nga Bjellorusia. Mbërritja e avionit nga Bjellorusia ka qenë në orën 15:35 të pasdites së sotme.
Edhe Hungaria ka lejuar një ulje të avionit nga Bjellorusia duke dalë shteti i vetëm në BE që nuk ka ecur në të njëjtën vijë me uninon për të bojkotuar fluturimet e Bjellorusisë.
Sanksionet erdhën pas alarmit për bombë dhe uljes së detyruar të avionit Ryanair-it në Bjelloruis me qëllim arrestimin e një gazetari opozitar të regjimit aktual bjellorus. m.k












